3 Eylül 2016 Cumartesi

HYRJE

HYRJE

Para se të krijojë profetin Adem a.s., Allahu krijoi engjëjt (melekët) dhe xhinët. Ata lartësonin dhe adhuronin Allahun. Pastaj, Allahu krijoi Ademin a.s, njeriun e parë, dhe urdhëroi engjëjt (melekët) që atij  të i përkulen (bëjnë sexhde).
Me nënshtrim të plotë, engjëjt (melekët) iu bindën urdhrit të Allahut dhe u përkulën para Ademit a.s. Megjithatë, njëri prej xhinëve, Iblisi (shejtani) nuk iu bind këtij urdhri. Nuk iu bind, sepse besonte se është më superior se Ademi a.s. Nga kjo arrogancë, pyetjes së Allahut: "...O Iblis, çka të pengoi ty t'i përulësh atij që Unë vetë e krijova? A bëre kryeneçësi, apo ke qenë prej atyre që shesin fodullëk?" (Sad, 38:75), ai iu përgjigj:
Ai (Iblisi) tha: "Unë jam më i miri prej tij, mua më ke krijuar nga zjarri, e atë e krijove nga balta!" (Sad, 38: 76)"
Iblisi, i cili mori aq mori guxim sa të mos t’i bindet urdhrit të Allahut, u dënua nga Allahu të jetë në xhehenem përjetë. 
Arsyeja pse Iblisi kundërshtoi Allahun, ishte për shkak të “arrogancës” së tij, ose me fjalë të tjera, “kreylartësisë” së tij. Ajo që shkaktoi ndjenjat e kryelartësisë tek Iblisi ishte vesi që e kishte lejuar të kultivohet në të: “uni (egoja)”…
Termi i përshtatshëm për fjalën “uni” në gjuhën arabe është (enanijet) që rrjedh nga fjala (ene). Kjo do të thotë atribuomi i një qenie të ndarë të njeriut brenda tij e cila e ndjen veten të ndarë dhe pavarur nga Allahu, prej së cilës rrjedhin veprat, qëndrimet dhe botëkuptimet.
Nga ana tjetër, arroganca është kryesisht njëra ndër manifestimet e “egos”. Posa dikush në vete krijon një “qëndrim egocentrik”, menjëherë fillon të mburret me cilësitë dhe vlerat që Allahu ia ka dhënë si begati dhe si të tilla, këto vlera bëhen arsye e mendjemadhësisë në pikëpamjet e tij që kanë të meta. Madje edhe i dërguari Muhammedi s.a.a.s ka thënë në hadithin e tij të njohur, “Arroganca do të thotë përqeshja dhe të refuzuarit e së Vërtetës si dhe të nënçmuarit e njerëzve.”(Muslim).
Si pasojë, arroganca dhe, e lidhur me të, edhe kryelartësia barazohen me të përshkruarit ortak Allahut si dhe me mosbesimin. Në fakt, ky ves i Iblisit shpjegohet në këtë mënyrë:
Pa marrë parasysh rrethanat, njeriu i tillë e konsideron veten më superior dhe më me vlerë. Në Kuran thuhet se njeriu i tillë adhuron veten. 
"...Iblisi që ishte kryelartë dhe që u bë prej jobesimtarëve." (Sad, 38: 74)
Arroganca e Iblisit, e cila u bë e qartë atëherë kur iu urdhërua që të i përkulet Ademit a.s, rezultoi për të, me dënim të përhershëm. Kjo tregon se sa i madh është rreziku nga kjo e keqe nëse mbjellët në zemrën e tyre.
Arroganca është e meta kryesore në karakterin e shejtanit. Prandaj, “arroganca” dhe “kryelartësia”, që vijnë nga shejtani, janë burimi të gjitha të ligave dhe prapështive. Njëjtë sikur miliona njerëz të cilët kanë jetuar në të kaluarën, këto të meta për të cilat shejtani është fajtor, kanë kapluar gjithashtu edhe natyrën qenësore të shumë njerëzve që jetojnë sot, duke i bërë që të kenë sjellje të njëjta të këqija si Iblisi.
Njeriu kryelartë, dmth. ai i cili i jep vetes autoritet të pavarur, dhe në këtë mënyrë shfaq padrejtë arrogancë ndaj Allahut, si dhe ia kthen shpinën fjalëve të Tij, vazhdimisht mbetet i rrezikuar nga dinakëritë e shejtanit. Qëllimi i këtij libri është të paraqes të gjitha aspektet e arrogancës dhe të metat në karakterin e atij që është i kapluar nga kjo sëmundje, dhe të apelojë tek të gjithë ata, tek të cilët shejtani tenton të ndikojë, që të largohen nga ai dhe të pastrojnë veten nga kjo e keqe.
Duke pasur këto synime si qëllim, përgjatë librit, do të flasim për gjendjen shpirtërore njerëzve të shkujdesur, sa i përket “arrogancës”si defekt, që është e metë qenësore e tyre. 
Shpresojmë se ky libër do të shërbejë si paralajmërim i fuqishëm për gjithë lexuesit tanë, ashtu që t’i shmangen këtij vesi të lig të Iblisit.

SHKAQET E ARROGANCËS

SHKAQET E ARROGANCËS

Siç thamë edhe më herët, shkaku që dikush i nënshtrohet arrogancës është pikëpamja e tij e gabuar se ai ekziston dhe ndihet i pavarur nga Allahu, dhe se cilësitë e veta i ka fituar me punën e vet. Sidoqoftë, për ta njohur këtë karakter të mjegulluar të kësaj mënyre të të menduarit, nuk është e domosdoshme të jetë pjesëtar i ndonjë feje.
Thjeshtë, vetëm duke menduar pak për këtë çështje, do të i bëhet e kuptueshme se nuk ka ardhur në këtë botë me dëshirën e tij, dhe se nuk ka haber se kur do të vdes dhe se vetitë e tij fizike nuk i ka fituar nga puna e vet. Të gjithë këta faktorë duhet ta bëjnë njeriun që të kuptojë se çdo gjë që ka, madje edhe trupin e tij, e ka përkohësisht dhe se në fund edhe trupi do t’i kalbet. Të gjithë këto janë tregues të qartë se njeriu është krijesë e dobët dhe se asgjë nuk posedon, përfshirë këtu edhe gjërat të cilat mendon se i takojnë apo i ka nën kontroll. Mund të përmenden këtu edhe shumë shembuj të ngjashëm, nëse thellohemi pak. Nga kjo pikëpamje, bëhet shumë e qartë se sa e paarsyeshme është arroganca. Megjithatë, shumica e njerëzve nuk ia vënë veshin aq edhe rolit të tyre në jetë, saqë nuk mund t’i kuptojnë apo janë të prirur t’i harrojnë edhe këto fakte shumë të thjeshta. Për këtë shkak, shumë vështirë është të gjendet sot ndonjë person që nuk është bile sadopak i zhytur në arrogancë. 
Sido që të jetë, është krejtësisht e paimagjinueshme për dikë që të bëhet kryelartë nëse është i vetëdijshëm se Allahu është i Plotfuqishëm dhe se Ai krijoi çdo gjë prej asgjëje, që Allahu është Ai i Cili i pajisi njerëzit me cilësitë e tyre dhe iu dha begati, dhe se Allahu është Ai i Cili mund t’i merr të gjitha prapë kur Ai dëshiron, se të gjithë krijesat janë të vdekshme, dhe se i Vetmi është Allahu i Cili do të ekzistojë përgjithmonë. Vetëm ata të cilët nuk i kuptojnë këto fakte dhe harrojnë mangësitë, dobësitë dhe vdekjen e tyre mund të veprojnë asisoj.
Arsyet kryesore që shkaktojnë arrogancë janë të ndryshme; diçka që për dikë duket e parëndësishme, mund të bëhet shkak për arrogancë tek dikush tjetër. Por në përgjithësi, shkaqet që shpienë drejt arrogancës ndaj njerëzve janë kryesisht të njëjta. Këto shkaqe përgjithësisht janë të lidhura me vetitë fizike dhe intelektuale të njerëzve. Shkaqet më të shpeshta janë: 
- pushteti dhe pasuria
- bukuria dhe rinia
- Status, Prestige and Esteem
- inteligjenca, mençuria dhe arsimimi
Natyrisht, këtyre shkaqeve mund t’i shtojmë edhe të tjera. Shkaqet tjera që mund të shpien në arrogancë varen nga ambienti në të cilin dikush jeton. Ndonjëherë, personi i cili kërkon shkaqet se pse disa njerëz bëhen kryelartë, lehtë përgjigjën mund ta gjejnë tek vetitë e përmendura më lart.
Shqyrtimi i mëtutjeshëm i vetive të lartpërmendura do të shpijnë në përfundim se të gjitha këto janë veti të përkohshme mbi të cilat njeriu nuk ka kontroll. Të gjitha këto janë vlera të përkohshme, pavarësisht se sa njeriu mund të jetë i bukur, i pasur apo i mençur. Njeriu mund të jetoj mesatarisht 50-80 vjet, ose më së shumti 100 vjet… As njeriu më i pasur, e as gruaja më e bukur nuk kanë privilegjin të gëzojnë jetë më të gjatë në këtë botë. Ai apo ajo më në fund do të përballen me vdekjen, edhe pse është përpjekur që të ikë nga ajo dhe humb të tërën me të cilën ishte mburrur. 
Prandaj, duhet mbajtur mend se të gjitha gjërat si pasuria, bukuria dhe shëndeti nuk janë të garantuara në këtë jetë. Është vetëm çështje kohe kur njeriu mund të humb gjithë ato cilësi materiale apo shpirtërore me të cilat aq shumë mburret. Nuk janë të rralla shembujt e njerëzve që përjetojnë humbje të tilla. Kurani zbulon natyrën e vërtetë të jetës në këtë botë, ashtu që ta kemi parasysh:
Ju njerëz dinie se jeta e kësaj bote nuk është tjetër vetëm se lojë, kalim kohe në argëtim, stoli, krenari mes jush dhe përpjekje në shtimin e pasurisë dhe të fëmijëve, e që është si shembull i një shiu prej të cilit bima i habit bujqit, e pastaj ajo thahet dhe e sheh atë të verdhë, mandej bëhet e thyer e llomitur, e në botën tjetër është dënimi i rëndë, por edhe falje mëkatesh dhe dhurim i kënaqësisë nga Allahu; pra jeta e kësaj bote nuk është tjetër vetëm se përjetim mashtrues.(Hadid, 57: 20)
Thamë se këto cilësi të cilat kontribuojnë në krijimin e arrogancës tek njerëzit nuk janë tipare të cilat e bëjnë njeriun më superior. Të gjitha këto janë begati për të cilat njeriu duhet të jetë mirënjohës ndaj Allahut. Sido që të jetë, në rast se njeriu nuk e vret mendjen se Allahu është Ai i Cili i jep këto begati dhe arsyet pse Ai i jep, ai gjithnjë e më shumë bëhet arrogant dhe fillon të besojë se ai këto veçori i ka, sepse i meriton ato.
Derisa këshillonte besimtarët i dërguari Muhammedi saas, ua tërhoqi vëmendjen për këtë, duke i përkujtuar ata se e gjithë pasuria që njeriu mendon se e ka, mund të zhduket një ditë dhe duhet ta përdorë atë në mënyrë për ta kënaqur Allahun: 
Përfitoni nga pesë gjëra para se të vijnë pesë të tjera; rinisë para pleqërisë, shëndetit para sëmundjes, pasurisë para varfërisë, kohës së lirë para preokupimit dhe jetës para se të vijë vdekja (Hakimi, Bejhekiu, Hadith Sahih)
Në vijim do të shpalosim natyrën e këtyre cilësive që shkaktojnë arrogancë, dhe të vërtetën lidhur me jetën e kësaj bote, për së cilën njeriu është aq shumë i lidhur.

Pushteti dhe pasuria

Hulumtimet përgjatë historisë tregojnë se pasja e pushtetit dhe pasurisë është karakteristikë e zakonshme e njerëzve kryelartë dhe mendjemëdhenj. Në saje të pushtetit që mbajnë, këta njerëz kanë refuzuar besimin dhe kanë vënë nën thundër njerëzit përreth tyre. 
Megjithatë, të gjithë këta njerëz të cilët kanë kultivuar arrogancë për shkak të pasurisë dhe pushtetit të tyre, nuk e kanë mundur të kuptojnë një të vërtetë shumë të rëndësishme: që secili, i pasur apo i varfër do të vdes një ditë dhe do të varroset. Pas vdekjes, paratë dhe pasuria nuk janë më të rëndësishme. Vetëm jeta e amshueshme pas vdekjes është e vetmja e vërtetë që e pret. Paratë dhe pasurinë e grumbulluara gjatë jetës në këtë botë nuk do t’i sjellin dobi, përveç nëse i ka shpenzuar për çështjen e Allahut. Dikush që mburret me pasurinë e tij dhe mban për vete mendim të lartë, në të vërtetë, harron faktin se është i dobët edhe para një virusi shumë të vogël sa që as nuk mund të shihet me sy të lirë. Edhe dikush i pasur nuk është i sigurt nga një mikrob aq i vogël. Bile, edhe po të kishte gjithë pasurinë e kësaj bote, bile edhe një herë aq, nuk do ta bënte imun ndaj vdekjes.
Edhe pse dikujt mund t’ia merr mendja se ai mund të vazhdojë të mbetet shumë i respektuar me mallrat dhe paratë që i lë prapa në këtë botë, ai do të zhgënjehet në Ditën e Gjykimit. Pasi që, sado që njeriu të jetë i pasur, vetëm pak njerëz do ta mbajnë në mend vetëm 3 deri në 5 vjet pas vdekjes së tij. Edhe pse, në raste të rralla, në mënyrë të veçantë,  mund të mbetet në kujtesën e një numri të madh njerëzish, edhe kjo në fund nuk do t’i ndihmonte gjë. Në të vërtetë, derisa ai vuan dënimin për arrogancën e shprehur ndaj Allahut, sa do ta kujtojnë njerëzit, më nuk do të jetë edhe aq e rëndësishme. 
Njerëzit e tillë karakterin e tyre e ndërtojnë mbi arrogancë. Mirëpo, karakteri që buron nga fuqia e pasurisë nuk është “karakter” në kuptimin e plotë të fjalës; dhe me humbjen e pasurisë së tij apo takimi i tij me dikë më të pasur sesa vet, do të shkaktojë humbje të vetëbesimit dhe të të ashtuquajturit “karakter”. Domethënë, nëse vetëbesimi dhe karakteri i njeriut varet nga faktorë të tillë, atëherë fati  i tij do të jetë mungesa e vetëbesimit dhe frustrimit kur ai i humb ato. 
Mirëpo, personi që beson Allahun, Krijuesin e të gjitha krijesave dhe të Cilit i mbështetet, ruan karakterin e tij të fortë, pa marrë parasysh se çfarë t’i ndodhë. Është kështu, se e di se Allahu është burimi i vetëm i fuqisë dhe Allahu është Poseduesi i Përhershëm dhe Sovran. Prandaj, faktori i vetëm në të cilin besimi i njeriut duhet të varet është besimi në Allahun.
A person who turns to Allah, and puts his trust in Him in all his affairs, gains a strong character because he knows that there is no power other than Him. Unless Allah wills, nothing will happen to a person of faith. Meanwhile, when Allah decides on something, He just says to it, "Be!" and it is. For human beings, who are weak and in need of their Creator, there exists nothing greater than being Allah' s friend. Therefore, for a believer, it is unthinkable to assume an image of himself that is founded on material wealth, or any other temporal quality. He considers these qualities merely as Allah' s blessings, and puts them to use for the cause of Allah alone.
Pasuria dhe fëmijët janë stoli e kësaj bote, kurse veprat e mira (fryti i të cilave është i përjetshëm) janë shpërblimi më i mirë te Zoti yt dhe janë shpresa më e mirë. (Kehf, 18: 46)
Siç pohohet në vargjet e më lart, për njerëzit kryelartë edhe fëmijët janë një formë e pasurisë, gjithashtu; ata i konsiderojnë si objekte për mburrje. Ata edhe cilësitë e mira të fëmijëve të tyre e konsiderojnë si meritë e tyre, dhe në këtë mënyrë mburren, thua se janë vetë ata, të cilët i kanë dhënë ato cilësi fëmijëve të tyre. Në vend që të kuptojnë se fëmijët e tyre janë begati e dhënë nga Allahu dhe ua ka dhënë për tu kujdesur për ta dhe t’i rrisin dhe edukojnë atë mënyrë që të fitojnë kënaqësinë e Allahut, përkundrazi, ata i konsiderojnë fëmijët e tyre si mjet për të garuar me të tjerët. Për këtë shkak, çdo gjë që ka të bëjë me fëmijët e tyre si p.sh ushqimi, veshja, shkollimi që ata e ndjekin, profesioni etj. bëhet çështje prestigji për ta.
“Salltaneti”, i cili duhet konsideruar si “sëmundje” shoqërore, nuk përshkruhet vetëm me këtë shembull. Shumica e njerëzve mburren me pozitën e tyre shoqërore, veshjen, veturat, shtëpitë, mallin etj. Për çudi, qëllimi i tyre kryesor është që në këtë formë të luksit të fitojnë respektin e të tjerëve. Për shkak se zgjedhjet e tyre nuk pasqyrojnë atë çka në të vërtetë kanë nevojë për të përmirësuar shëndetin, rahatinë apo shijet. Ata u kushtojnë shumë rëndësi mendimit të të tjerëve. Kjo i shtynë në një rreth vicioz emocional, drejt qëllimeve dhe aspiratave çdo herë e më të mëdha. Por a do të jetë e mjaftueshme kjo aspiratë që t’i shuaj lakmitë e njeriut?
Allahu na njofton në Kuran se lakmia e jobesimtarëve është e pashterrshme. Sa më lakmitar të jetë njeriu, aq më kryelartë dhe kundërshtues bëhet. Në të vërtetë, ajeti i më poshtëm na jep përshkrim të saktë të psikologjisë së jobesimtarit:
Ti, më le Mua dhe atë që e krijova të vetmuar. Dhe bëra këtë pasuri të madhe. E bëra edhe me djem që i ka me vete. Dhe Unë i lash në disponim të gjitha mundësitë. E ai lakmon që t'i shtoj edhe më tepër. (Mudeththir, 74: 11-15)
Ashtu siç na shpjegon ajeti më lart, lakmitë janë të pashterrshme, ku çdoherë shtohet dëshira për tepër e më tepër. Çdoherë dëshiron diçka, dhe kur ta arrij, menjëherë kërkon tjetrën. Njeriu beson se do të jetë i lumtur vetëm atëherë kur realizon dëshirën e tij, por së shpejti ai do të vërejë se realizimi i asaj dëshire që ka menduar se do të ketë përfundim të dëshirueshëm nuk i sjell lumturi të gjatë. Pavarësisht nga ky fakt, megjithatë, i shtyrë nga lakmia, ai grumbullon pasuri dhe vazhdimisht orvatet që të ketë më tepër. Për shembull, pas disa vjet orvatjesh, dikush arrinë ta blejë një banesë. Por pas pak viteve, humb interesi për të dhe fillon të lakmojë shtëpitë e mira. Le të supozojmë se ai ia del mbanë dhe e blen edhe atë; pastaj vetëm pas pesë viteve, ai fillon të ëndërrojë për një shtëpi edhe më të mirë, këtë herë me pishinë dhe kopsht, dhe ky rreth vicioz vazhdon tutje. 
Shpesh ne hasim shembuj të ngjashëm edhe në jetën tonë. Vrapimi pas shtëpisë, veturës, vilës, fëmijëve, përfitimeve personale etj., i joshë këta njerëz drejt një spirale të pafund të ngashënjimit pas jetës së kësaj bote, dhe i preokupon derisa t’i zë vdekja. Natyrisht, nuk ka asgjë të keqe ky preokupim; plotësisht është e drejtë. Por, e tërë jeta të jetë e drejtuar nga këto ambicie, nuk ka kuptim. Në të vërtetë, disa nga “lojtarët” edhe arrijnë shumë nga dëshirat e tyre në këtë lojë, por shumica dështojnë, dhe takohen me vdekjen para se të shuhet lakmia.
Është e kotë që të konsumohemi me lakmi të tillë, por përkohshmëria e kësaj bote, ose shkurtësia e kësaj jete, nuk janë të vetmet shkaqe për këtë kotësi. Ne po ashtu duhet të kemi në konsideratë edhe këtë gjë: edhe njeriu më i pasur që jeton në një shtëpi shumë të madhe, apo shtëpi të mahnitshme me më shumë dhoma se njerëz, mund të qëndrojë vetëm në një dhomë brenda një kohe të caktuar. Edhe pse, mund të ketë një gardërobë të shumë të mahnitshme dhe të shtrenjtë, mund të veshë vetëm një komplet tesha për momentin. Edhe nëse i ndërron rrobat për çdo orë, shumë shpejt do të mërzitet. Nëse edhe i shërbehet pandërprerë ushqim i zgjedhur dhe i shumëllojshëm, atij do t’i shuhet oreksi para se të përfundojë servimin e dytë. Përpjekja për të ngrënë më tepër, madje mund të jetë edhe e dëmshme… Është e qartë se shumica e sjelljeve të njeriut drejtohen nga koprracia e kotë. Sido që të jetë, nga pikëpamja e atij që ka aftësi të dalloj mirë, këto nuk janë gjëra për të cilat duhet të bëhemi ambicioz. Përkundrazi, janë mashtrime në jetën e kësaj bote. Ky fakt, i cili injorohet nga shumica e njerëzve, tregohet në këtë mënyrë në Kuran:
Njerëzve u është zbukuruar dashuria ndaj të këndshmeve, ndaj grave, djemve e ndaj pasurisë së grumbulluar nga ari e argjendi, ndaj kuajve të stolisur, bagëtisë e bujqësisë. Këto janë kënaqësi të kësaj bote, por te Allahu është e ardhmja më e mirë. (Ali Imran, 3: 14)
Ekziston edhe një fakt tjetër i rëndësishëm që duhet mbahet në mend; çdo gjë që njeriu posedon në këtë botë ekziston nga Vullneti i Allahut. Me Vullnetin e Allahut, disa njerëz kanë lindur të pasur, derisa të tjerët janë sprovuar me varfëri gjatë jetës së tyre. Sido qoftë, është plotësisht e paarsyeshme për njeriun të bëhet arrogant për shkak të begative që Allahu ia dhuron atij. Si njerëz, duhet të kuptojmë se kjo me të vërtetë është çështje e Vullnetit të Allahut; Ai përmirëson gjendjen atyre që do dhe gjithashtu kufizon pasurinë tjerëve. Megjithatë, në të dy rastet, kjo është një sprovë për njeriun; pasi sprovohet në atë se si do jetë qëndrimi i tij ndaj këtyre begative dhe kufizimeve. Në një varg thuhet:
Allahu ofron furnizim me bollëk atij që do dhe ia kufizon (atij që do). Po ata (jobesimtarët) janë të gëzuar me jetën e kësaj bote. E jeta e kësaj bote ndaj botës tjetër nuk është tjetër vetëm se një përjetim (i shkurtër). (Rra'd, 13: 26)
Pasi është kështu, në jetën e kësaj bote, e cila është aq e shkurtë sa hap e mbyll sytë, njeriu duhet t’iu shmanget mashtrimeve të tilla dhe të jetë mirënjohës ndaj begative që iu kanë dhënë, sesa të përdoren si gjëra për tu bërë arrogant ndaj Allahut. Në të vërtetë, Dita e Ringjalljes është një ditë e tmerrshme, kur e tërë pasuria do të zhduket plotësisht. Në atë Ditë, kur nuk do të mbetet asnjë gjurmë njeriu, ai do të thirret të japë llogari për çdo shkelje që ai e ka bërë kundër Allahut.
Në vazhdim të këtij libri, ne do t’iu paraqesim shembuj nga jeta e njerëzve arrogantë, të cilët mburreshin me pasurinë e tyre, ashtu siç edhe janë të përmendur në Kuran.

Bukuria dhe rinia

Edhe bukuria është njëra nga shkaqet që e bën njeriun të jetë kryelartë. Njerëzit shumë lehtë janë mashtruar nga ngashënjimi i rrufeshëm i kësaj bote. Sido që të jetë, bukuria nuk është cilësi e krijuar nga vetë njeriu. Ajo dhurohet nga Allahu. Gjithashtu ajo është cilësi që mund të humbet në çdo kohë.
Çdo kush e di që për një çast të vetëm mund të humbet bukuria e dikujt. Vërraga në fytyrë, ose të humburit e organit, mund të ndryshoj pamjen e njeriut përgjithmonë, dhe askush nuk është imun nga kjo. Edhe nëse nuk ndodh asnjëra nga këto gjëra të tmerrshme, njeriu duhet të ketë parasysh se është i paaftë të i rezistojë një armiku të pamëshirshëm dhe i pafrenueshëm, e që është pleqëria. Edhe njeriu më i bukur në botë nuk mund ta pengoj procesit të pleqërisë, dhe ngadalë bukuria humbet së pari, duke filluar rrudhat dhe gjurmët e tjera të pleqërisë, dhe zbehet me kalimin e kohës. Njerëzit e famshëm janë shembull i mirë i këtij realiteti. Si ligj i pandryshueshëm i Allahut, këta njerëz, të cilët sot kënaqen në valën e adhurimit të admiruesve, nuk mund ta parandalojnë pleqërinë e tyre gjatë kalimit të jetës së tyre. E gjithë pasuria dhe gjërat që i kanë në dispozicion nuk mund t’i shpëtojnë nga ky fund i paevitueshëm. Këto shembuj na bëjnë të kuptojmë se sa e kotë është për njeriun të bëhet arrogant për shkak të bukurisë dhe rinisë së vet. Madje, do të ndihmoj mjaft nëse do kemi parasysh se çfarë ndodhë me trupin në dhjetë ditët e para pas vdekjes. 
Kufoma, kur varroset nën dhé, do t’i nënshtrohet një procesi të shpejtë të kalbjes. Menjëherë pasi kufoma të vendoset në varr, bakteret fillojnë punën. Gazrat të liruara nga këta organizma fryjnë trupin, duke filluar nga abdomeni, duke ndryshuar formën dhe pamjen e tij. Gjaku del nga goja dhe hunda për shkak të shtypjes së gazrave në diafragmë. Transformimin e jashtëm të trupit, e shoqërojnë organet e tij të brendshme, të cilat po ashtu prishen, duke liruar një aromë të neveritshme dhe të padurueshme. Edhe truri do të kalbet. Eshtrat ndahen nga pejzat dhe skeleti shkatërrohet. Ky proces vazhdon derisa i tërë trupi do të mbetet si një grumbull i thjeshtë eshtrash.
Saktësisht kjo është ajo që do të na ndodhë gjithë neve, edhe pse na vjen vështirë për ta dërguar mendjen në këtë gjë. Ai i cili mendon se atraktiviteti i tij fizik i takon atij, po ashtu duhet të mendojë njëjtë edhe për kufomën e vet të kalbur. Sidoqoftë, kësaj mundohet t’i shmanget edhe personi më i bukur në botë, sepse është absurd që njeriu të mburret dhe të bëhet mendjemadh ndaj Allahut me trupin e vet të kalbur.
Nga ana tjetër, disave u mungon vetëbesimi sepse nuk janë mjaft atraktiv. Në fakt, kjo është një formë tjetër e egoizmit. Personi në fjalë, ia veshë vetes bukurinë ndërsa mungesën e saj e konsideron si mungesë apo e metë. Sa i përket kësaj çështje, rekomandohet  sjellja modeste e besimtarëve. Besimtarët janë të kënaqur me atë që Allahu u ka dhuruar, kështu që nuk i konsiderojnë vetitë e tyre fizike si arsye vetë-dyshimi ose arrogance. Ata janë të vetëdijshëm se pronar i vërtetë të trupave të tyre është Allahu, dhe se ata janë vetëm duke u sprovuar me trupat e tyre. Shpirti është ai i cili vlen dhe afërsia e dikujt ndaj Allahut.
Duke qenë mirënjohës ndaj Allahut, i vetëdijshëm se bukuria është dhuratë nga Ai për njeriun, dhe në këtë mënyrë duke qenë modest, është mënyra më shembullore e sjelljes. Ndërkaq, mund të ndodhë që Allahu të i dhurojë dikujt bukuri të brendshme, joshëse dhe tërheqëse në sytë e Tij dhe nuk mburret me atë që ka, duke ditur se Allahu është ai i cili posedon çdo gjë. Prandaj, personi i tillë mund të jetë më i dashur për njerëzit se sa shumë të tjerë me dukje më të mirë fizike.

Pozita, prestigji dhe respekti

Dhe mos ec në tokë me mburrje pasi ti as nuk mund ta çash tokën e as nuk mund të arrish lartësinë e maleve.  (Isra, 17:37)
Duke pasur status, dhe prestigjin që ai e sjellë, është një nga ngashënjimet e jetës së kësaj bote. Me siguri është e padobishme dhe e paarsyeshme të qenit kryelartë dhe për tu ndier superior për shkak të pozitës dhe prestigjit që njeriu e ka në këtë jetë. Historia është e stërmbushur përplot me shembuj të njerëzve të cilët kishin pozitë dhe pushtet të madh, e pastaj që i kishin humbur të dyja për një çast. Me siguri, çdonjëri është i njoftuar me shembuj të tillë. Edhe pse të vetëdijshëm për këta shembuj, ata që e konsiderojnë pozitën dhe prestigjin e tyre si arsye për krenari, thjeshtë nuk janë të mençur, pasi që këto janë vlera të kësaj bote të cilat janë çmuara nga njerëz të caktuar dhe janë gjëra të kësaj bote. Njeriu i kamur, për shembull, në përgjithësi është i respektuar vetëm nga punëtorët tij. Po ashtu, edhe një burrë shteti është i njohur dhe i çmuar vetëm nga banorët e atij shteti. Edhe nëse dikush arrin të fitojë mirënjohjen dhe respektin e të gjithë njerëzve në botë, edhe pse vështirë mund të ndodhë- ky fakt vështirë se do të jetë i pandryshueshëm. E vërteta është se ata të cilët e respektojnë atë janë njerëz të zakonshëm, e kjo nuk është gjë e përjetshme.
E vërteta e pandryshueshme e jetës së kësaj bote është kjo: pa marrë parasysh a është dikush i varfër apo i pasur, i bukur apo i shëmtuar, një ditë do të mbështjellët me qefin të thjeshtë dhe do të vendoset në varr. Çdo gjë që i përket kësaj bote, nuk do t’i sjellë më ndonjë dobi. Ai do të mbetet vetëm si eshtra dhe asgjë tjetër. Në atë moment, statusi, profesioni, pushteti apo bukuria e dikujt do të humbin tërë kuptimin, dhe njeriu do të pyetet vetëm e vetëm për nënshtrimin e tij ndaj Allahut. Qëndrimi i dikujt në këtë botë dhe bindja e tij e plotë ndaj Zotit të tij, do të jenë kritere vendimtare për pozitën e tij në jetën pas vdekjes. Kurani na informon për të ardhmërinë këtyre njerëzve në jetën pas vdekjes:
Hiqu atyre që e marrin fenë (në vend që ta respektojnë) për lojë e dëfrim dhe i ka mashtruar jeta e kësaj bote. Ti përkujto me të (Kuranin) që të mos bjerë njeriu viktimë e asaj që ka vepruar, e që s'ka mbrojtës as ndërmjetësues për te pos Allahut. Madje ai (njeri) edhe nëse jep, çdo lloj shpagimi nuk i pranohet. Të tillët janë ata që ranë viktimë e asaj që punuan. Ata, për shkak se mohuan, për pije kanë ujë të vluar e dënim të hidhët. (En-am, 6: 70)
Në esencë, ata të cilët mburren me statusin e tyre dhe e konsiderojnë veten më të lartë se të tjerët, janë ata që vuajnë më së shumti nga pasojat e veprave të tyre. Kjo ndodhë për shkak se çdoherë ndokush është në pozitë më të lartë, afër të cilit njerëzit e tillë ndihen inferiorë, gjë që është një shkaktar i madh i çoroditjes së këtyre njerëzve.
Pikëpamje tjetër e temës për të cilën po e shqyrtojmë e që meriton theksim të veçantë; është se arroganca e tyre nuk sjell kurrfarë dobie në këtë botë. Edhe pse këta njerëz fitojnë ndonjë formë të mirënjohjes nga të tjerët, në të vërtetë, ata janë të padëshirueshëm dhe shoqërimi i tyre është shumë pak i mirëseardhur. Ata të cilët janë modestë, nga ana tjetër, janë ata të cilët e vlerësojnë rëndësinë e karakterit, mençurisë dhe moralit si vlera të vërteta. Ata nuk mburren aspak me cilësitë e tyre. Dhe, duke pasur këtë karakter, ata fitojnë dashurinë, respektin dhe mirënjohjen e të tjerëve.

Inteligjenca, ndriçimi i mendjes dhe arsimimi

Përveç pasurisë, bukurisë dhe statusit shoqëror të cilat janë shkaqet kryesore të arrogancës, ekziston edhe një faktor tjetër të cilit njerëzit i japin rëndësi shumë të madhe. Ata konsiderojnë se të qenit i diplomuar në ndonjë kolegj prestigjioz, për shembull, është arsye e fortë për kryelartësi.
Sidoqoftë, si edhe të gjitha gjërat tjera në jetë, të ndjekurit e shkollës së tillë po ashtu është pjesë e fatit që Allahu ka paracaktuar. Prandaj, marrja e kësaj si arsye për të qenë kryelartë do të ishte një mburrje e pavend e dikujt.
Në jetën pas vdekjes, njeriu as nuk do të pyetet në cilin fakultet ka diplomuar, as për kualifikimin e tij intelektual. (Patjetër, arsimimi është shumë i rëndësishëm por sigurisht jo diçka që duhet të mburret.) Para Allahut njeriu do të jetë përgjegjës për sinqeritetin, besimin, modestinë dhe adhurimin e tij.
Sidoqoftë, për njerëzit e tillë, që vetes i vejnë qëllim kryesor arritjen e vlerave të përkohshme të kësaj bote, çdo cilësi- e vogël apo e rëndësishme- mund të jetë shkak për arrogancë. Të poseduarit e njohurisë së thellë për një lëndë është cilësi e tillë. Në fakt, edhe pse dikush mund të jetë jashtëzakonisht i aftë në matematikë, ose ka zhvilluar teori të rëndësishme në fushën e fizikës, ekziston vetëm një problem i rëndësishëm që neve duhet ta marrim parasysh; edhe nëse e përdorë gjithë njohurinë e vet, asnjëherë nuk do të mund të ndryshojë as ndonjë ligj të thjeshtë të fizikës ose të krijojë një qelizë të gjallë.
Përveç çështjeve themelore të përmendura më lart, po ashtu ka asi që mburren me cilësitë e tyre të parëndësishme. Për ata, privilegje të zakonshme, si flokët e bukura, veturë e re, veshjen, njohuri me kompjuter, zë të fuqishëm, shokë të popullarizuar etj., mund të jenë arsye për ta për tu mburrur. Sidoqoftë, ata të cilët janë më të mençur, vazhdimisht janë të vetëdijshëm për banalitetin dhe trivialitetin e kësaj mënyre të thjeshtë e të menduarit.
Të mençurit, pra, pejgamberet dhe besimtarët që qëndruan modest gjatë tërë jetës së tyre, japin shembull shumë të mirë për të pasuar. Për shembull, profeti Sulejman përdori gjithë pasurinë dhe pushtetin e tij për çështjen e Allahut. Ngjashëm, Dhulkarnejni, autoritetin e tij mbi popujt e përdori si mjet për t’i shërbyer fesë së Allahut. Po ashtu, profeti Davud ka shfaqur kujdes të madh ndaj urdhrave të Allahut dhe duke iu përmbajtur dhe duke qenë i drejtë.
Përveç këtyre pak njerëzve të zgjedhur, edhe jeta e pasuesve të të dërguarit Muhammed (saas) jep shembull të mirë për muslimanët. Megjithëse shumica e tyre kishin prejardhjen nga familje të mirënjohura të shoqërive ku jetonin, ata aspak nuk nguronin që të anonin kah Allahu dhe i dërguari i Tij, kur ishin të detyruar të zgjedhin në mes të pasurisë, parave, njerëzve rreth tyre dhe fesë së Allahut. Ishte kështu, sepse ata ishin të vetëdijshëm se jeta e kësaj bote është e parëndësishme dhe se vendi i vërtetë për të pushuar është në jetën e përtejme. Me qëllim që të fitojnë kënaqësinë e Allahut, ata iu bashkëngjitën të Dërguarit saas, u shpërngulën kur ishin të detyruar, lanë pas vetes pasuritë dhe pronat, nuk lakmonin shkallën shoqërore apo rangun që kishin, por tërë jetën e tyre ia kushtuan shërbimit në rrugën e Allahut.
Shihet qartë se me cilin karakter është i kënaqur Allahu. Ata të cilët aktualisht mund të jenë në posedim të të mirave siç janë pasuria, bukuria, inteligjenca, prestigji, rinia etj., duhet të mbajnë mend se Allahu është ai i Cili ua ka dhuruar ato të mira dhe se janë në sprovë me ato. Në Ditën e Gjykimit ata do të thirren të japin llogari për secilën nga këto të mira. Allahu në Kuran tregon për psikologjinë e atyre që dështuan të kuptojnë këtë fakt, dhe në këtë mënyrë të bëhen kryelartë ndaj Tij:
Vërtet, Ne e krijuam njeriun në vështirësi të njëpasnjëshme. A mendon ai, se atë nuk mund ta mposhtë askush? (Beled, 90: 5-7)
Për të mirën e tij, lexuesi duhet të vrasë mendjen mbi karakterin e tij duke e marrë parasysh atë që është shpjeguar në këtë kapitull. Instinkti i njeriut shumë ka prirje për tu mburrur. Inteligjenca, prejardhja, profesioni, shtëpia, vetura, edukata, vetitë fizike të dikujt dhe tipare tjera të ndryshme mund ta shpijnë në mendjemadhësi. Bile, përpos kësaj, dikush i gjen edhe tjera gjëra për tu mburrë. Por, gjëja kryesore është që të mos humbasim rrugën dhe të mashtrohemi nga aspektet sipërfaqësore të kësaj bote. Duhet mbahet mend se arroganca i sjell njeriut vetëm poshtërim në këtë botë dhe botën tjetër.

PASOJAT E ARROGANCËS NË SHPIRT

PASOJAT E ARROGANCËS NË SHPIRT

Arrogantët pa dyshim janë koprracë dhe lakmojnë të jenë prestigjioz.. Ata janë të njohur për ambiciet dhe dëshira për të fituar prestigj. Kudo që të jenë, dëshirojnë të bëhen më supremët, më të veçantët dhe më me autoritet. Ata mbështeten në bukurinë, posedimin, inteligjencën ose statusin, dmth. në gjërat me të cilat mburren. Bile, besojnë se kurrë nuk do t’i humbin këto cilësi ose posedime. Në asnjë moment ata nuk dyshojnë në të menduarit e  gabuar të tyre. Edhepse njerëzit rreth tyre janë të vetëdijshëm për të metat e tyre, ata i besojnë vetes padiskutim. Në të vërtetë, ata kanë shumë dobësi për shkak se nuk mund të kuptojnë këto fakte. Në Kuran  kjo e metë mentale është e shpjeguar në këtë mënyrë:
Ka prej tyre që të dëgjojnë (kur lexon, por formalisht). A mund të bësh të shurdhëtin të dëgjojë, edhe kur ata nuk kuptojnë? Ka prej tyre që të shikon ty (duket se po të shikon). A mund ta udhëzosh ti të verbrin, kur ata nuk shohin (të vërtetën)? (Junus: 10:42-43)
Sado që arsyet për kryelartësi dallojnë nga njeri tjetri, e që varet nga karakteri i tyre, gjendja shpirtërore e arrogantëve është pothuajse e njëjtë.  Në kapitullin e ardhshëm, do t’i shqyrtojmë disa nga cilësitë kryesore që rrjedhin nga kjo gjendje shpirtërore.

Ata gjenden në gjendje të sëmurë dhe të çrregullt shpirtërore

Njeriu normal, i cili ka gjendje shpirtërore të qëndrueshme, është i hapur, i lirë dhe i sinqertë. Ndërsa, njeriu kryelartë vuan nga një gjendje të errët dhe të çrregulluar shpirtërore. Të mashtruar dhe të verbëruar nga krenaria, bota e tij e brendshme është një vend i zymtë me shqetësim dhe ankth, i gllabëruar nga intrigat dhe mendimet e liga. Gjendja e tillë shpirtërore i rraskapitë si dhe bën që të plaken para kohe.
Të dobët në karakter, ata janë të ftohtë dhe keqdashës. Janë të rralla rastet kur në fytyrat e tyre shihen shenja dashamirësie apo dashurie, ose të dëgjohen fjalë inkurajuese nga ta. Në praninë apo shoqërinë e tyre, njeriu nuk ndihet i lirshëm dhe komfort. Burrat mundohen të jenë agresiv dhe gjaknxehtë. Ndërsa femrat, nga ana tjetër, arroganca manifestohet me shqetësim. Kudo që të jenë, edhe problemi më i vogël mund të shkaktojë tension tek ata dhe t’i fusë në ngatërresë.

Ata frikohen me të madhe të bëjnë gabime

Të gjitha veprimet dhe mendimet e atyre që mburren pa masë drejtohen kah të fituarit e kënaqësisë së të tjerëve dhe të bëhen më superiorë. Për këtë arsye, frikësohen shumë të bëjnë gabime. Për ata, bërja e gabimeve është formë e poshtërimit. Ata kanë besim të plotë në vetvete, por prapëseprapë, vazhdimisht ndihen të shqetësuar në mos bëjnë gabime. Arrogantët me të madhe mundohen t’i shmangen të gjitha llojet e gabimeve; pasi për ta gabimet janë turp. Prandaj, mohojnë edhe mundësinë  e tyre për të gabuar. Ata vazhdimisht mundohen për t’iu ikur akuzave të çdo gabimi. Në një ajet, Allahu përshkruan natyrën e këtyre njerëzve:
A nuk ke kuptuar për ata që vlerësojnë vetveten? Jo, Allahu vlerëson atë që do dhe nuk bën padrejtë asnjë fije. (Nisa' 4: 49)
Arroganti nënçmon ata që ua zbulojnë gabimet. Ata zmadhojnë gabimet që tjerët i bëjnë, duke shfrytëzuar çdo rast për t’i hedhur në shesh. Ata nuk shfaqin aspak mëshirë ndaj atyre që bëjnë gabime dhe bëhen mospërfillës ndaj tyre. Ata gabimisht pretendojnë se nëse i zbulojnë gabimet e të tjerëve theksohet pagabueshmëria e tyre. Prandaj, askush nuk ndihet rehat në shoqërinë e tyre. Çdo herë, njerëzit e tillë krijojnë atmosferë negative.
Për shkak të këtyre cilësive të pahijshme, arroganti kurrë nuk mund të posedojë sinqeritet në kuptimin e plotë të fjalës. Mbeten të privuar nga kjo cilësi sepse janë të ftohtë, gjithmonë intrigues. Tiparet e tilla pengojnë që të bëhen të sinqertë ndaj të tjerëve, duke qenë shkak që të tjerët të largohen nga ata. Çdoherë frikësohen se sjellja e sinqertë ose të metat natyrore mund të bëhen objekte tallëse ndaj tyre. Në sajë të karakterit të keq, arrogantët zakonisht braktisen nga të tjerët kur humbin pushtetin ose pasurinë. Prapëseprapë, duhet të mbajmë në mend se, edhe në kohëra kur ata ndiheshin të fuqishëm, në botën e tyre të brendshme janë të vetëm, dhe shumë larg nga morali kuranor.

Ata nuk mund të durojnë kritikat

Të qenit temë e kritikës është diçka që arrogantit nuk e pëlqen fare. Kur kritikohet, muskujt e fytyrës së tij tensionohen dhe pamja e tij zbehet. I brengosur për dëmtimin e prestigjit të vet, ai llahtariset. Ai supozon se nëse bën gabim, atëherë do të përqeshet ose turpërohet nga tjerët, ashtu si e ka zakon edhe vetë të iu tërheq vërejtjen tjerëve në situata të ngjashme. Ai beson se të qenit temë e kritikës ose qortimit është degradim. Përvetësimi i gjendjes së tillë shpirtërore është i dëmshëm si në aspektin shpirtëror ashtu edhe në atë fizik. Zëri i tyre shteret dhe ngjiret, ata dobësohen dhe dridhen nga tensioni dhe në fytyrë nuk gjen fare shenja të sinqeritetit. Përfundimisht, kurrsesi nuk mund të rehatohen dhe qetësohen.
Ata mbahen si “më të bukurit”, “më të mençurit” dhe si “më të përgatiturit”. Synimet e tilla u bëjnë presion të pandërprerë. Duke e parë veten si të përsosur ose superior, (ose thënë më mirë, mundohen ta paraqesin veten), edhe ngacmimi më i vogël mjafton që të tërbohen. Sido që të jetë, ekziston një pikë që e harrojnë; ata përpiqen të paraqesin veten si të përsosur dhe të pametë, e në disa raste edhe arrijnë atë. Por prapëseprapë, në Ditën e Gjykimit ata do të përballen me të gjitha veprat e tyre të liga, si të vogla ashtu edhe të mëdha. Siç Allahu na informon në Kuran , “A thua nuk e dinë ata se Allahu e di atë çka e fshehin dhe atë çka e publikojnë? (Bekare, 2:77), çdo gjë për ata, i di Allahu i Plotfuqishëm. Por duke harruar Zotin e tyre dhe Ditën e Gjykimit, ata vetëm e mashtrojnë dhe turpërojnë veten.

Atyre iu pëlqen lavdërimi

Gjendja shpirtërore tipike për arrogantin është i dukshëm si në pamjen ashtu edhe në mënyrën e të folurit të tyre. Të tillët ose lavdërohen haptazi ose vendosin veten në vende lavdëruese. Në anën tjetër, tiparet e mira të të tjerëve i bën ziliqarë. Kjo zili menjëherë shprehet në fytyrën e tyre. Për shkak të kryelartësisë, ata nuk janë të shoqërueshëm. Në parim, ata janë të tendosur dhe të shqetësuar, duke u munduar të paraqiten të qetë dhe ndryshe nga tjerët. Më së tepërmi kënaqen kur lavdërohen vetë ose lavdërohen nga të tjerët.
Përndryshe, besimtarët janë të vetëdijshëm se ata janë vetëm robër të Allahut dhe se vetëm Allahu është i denjë për tu lavdëruar. I dërguari Muhamedi (saas) jep një shembull të modestisë për gjithë muslimanët, sikurse thuhet në hadithin e tij: Mos më lavdëroni tepër; pasi që unë jam vetëm rob i Zotit; prandaj më thirrni rob i dhe i dërguar i Allahut. (Buhariu, Muslimi).

Arroganca parandalon njeriun për të dashuruar dhe të jetë i dashuruar

Kryelartit e donë veten më së tepërmi dhe për atë arsye ata asnjëherë nuk shijojnë dashuri të vërtetë. Në shumicën e rasteve, ata vetëm mund të bëhen kinse dashurojnë. Ata mendojnë se shfaqja e dashurisë tjerëve, i poshtëron; ata çdoherë dëshirojnë të jenë ata që tu kushtohet kujdes dhe dashuri. Arrogantët mendojnë se është dobësi për të dashur të tjerët si dhe tu shfaqet të tjerëve dashuri. 
Për shkak të krenarisë së tyre imponuese, nuk janë të aftë të donë. Kryesisht, dashuria ndaj personit tjetër kërkon që dikush të ketë aftësi t’i dallojë cilësitë që meritojnë të duhen. Prandaj, arroganti ngurron t’i njohë këto cilësi të dobishme tek njerëzit. Në të vërtetë, në sytë e tyre, shohin se vetëm ata meritojnë të duhen. Për këtë shkak, ata xhelozojnë në bukurinë, inteligjencën, virtytin ose pasurinë e të tjerëve. Ndonjëherë, kjo xhelozi arrin në nivel aq të lartë saqë dëshirojnë që edhe tjerët t’i humbin të gjitha të mirat e tyre. 
Arsye tjetër pse njerëzit kryelartë janë të paaftë për të shfaqur dashuri është se nuk dijnë të çmojnë cilësitë e mira të të tjerëve. Bile, edhe po nëse i shohin ato cilësi, me qëllim nuk i përmendin. Prania e dikujt me cilësi më të mira se e tyre i bën të shqetësohen. Të shkatërruar nga xhelozia, bëhen keqdashës dhe armiqë. 
Në realitet, kryelartët të shqetësuar në shpirt; janë në humbje të madhe. Gjatë gjithë jetës së tyre asnjëherë nuk do të mund të përjetojnë dashuri të vërtetë, ndjenjë e cila është dhuratë e çmuar nga Allahu. Përveç paaftësisë për të dashur, edhe ata nuk dashurohen në kuptimin e plotë të fjalës, edhe pse mund të jenë të bukur ose inteligjentë. Sepse mund të jetë ndonjë interes që të krijojnë marrëdhënie me dikë. Përndryshe, shumica e njerëzve nuk e pëlqejnë shoqërinë e tyre. Është diçka e pakëndshme në karakterin dhe rrethin e tyre. Në mungesë të  butësisë, ngrohtësisë, sinqeritetit dhe modestisë në karakterin e tyre, nuk është vështirë të kuptojmë pse njerëzit i largohen nga njerëzit e tillë pavarësisht nga statusi apo  privilegji i tyre.

Ata nuk janë të aftë për t'u kënaqur

Arroganti, gjithashtu, është i paaftë për t’u kënaqur. Ngjarjet dhe vendet ku të tjerët kryesisht kënaqen, nuk i përkasin shijes së tyre. Në rrethana të tilla, ata kërkojnë jo-përsosmërinë tek të tjerët dhe gjatë gjithë kohës orvaten ta shfaqin superioritetin e tyre të supozuar. Ata mundohen të duken ‘cool’ dhe indiferent si shenjë të superioritetit dhe i duket  se është degraduese të jesh i kënaqur.
Megjithatë, vetëm ata vuajnë nga pasojat e prirjes së tillë; edhe nuk mund të shijojnë begatinë e gëzimit, duke qenë vazhdimisht të zhytur në botën e tyre të errët. Për çudi, ata nuk mund të kuptojnë shkakun e shqetësimit të tyre. Sipas tyre, edhepse kanë tipare të larta, nuk mund të çlirohen nga shqetësimi dhe hidhërimi. Kjo vërteton faktin se ata që janë kryelartë ndaj Allahut nuk janë të aftë për të kuptuar se Allahu është Ai i cili shkakton shqetësime në zemra.
Ajeti i mëposhtëm tregon në detale të këtë lloj arrogance:
Dhe kur i thuhet atij: "Kij frikë Allahun!", atë e kap eufori për punë mëkati. Shtrat i shëmtuar është ai që i takon atij (Xhehenemi). (Bekare, 2: 206)
Allahu bën që këta njerëz të bien në depresion dhe i gropos në poshtërim, për shkak të "kryelartësisë" dhe "harresës" ndaj Tij:
Atë që Allahu dëshiron ta udhëzojë, ia zgjeron zemrën për (të pranuar) islamin. Atë që dëshiron ta lërë të humbur, zemrën e tij ia bën shumë të ngushtë sikur të ngjitej në qiell. Kështu Allahu lëshon dënimin mbi ata që nuk besojnë.  (En'am, 6: 125)
Pa dyshim këto janë problemet që u shkaktohen në këtë botë; por, dënimi në botën e pastajme do të jetë edhe më i rëndë.

PASOJAT NEGATIVE TË ARROGANCËS NË TRUPIN E NJERIUT

PASOJAT NEGATIVE TË ARROGANCËS NË TRUPIN E NJERIUT

Arroganca sjell shqetësim të vazhdueshëm. Pas një periudhe të vazhduar kohore, shkakton tension dhe stres në trupin e njeriut. Shqetësimet si: të gabuarit, të qenit i nënshtruar ndaj i kritikave ose nënçmimit, humbja e prestigjit, të fituarit e pëlqimit të të tjerëve, ose të humburit e gjërave me të cilat mburret, e vendosin atë nën një presion ekstrem dhe kërkon vëmendje të vazhdueshme. Kjo është gjendje e tillë që rezulton me stres. Prandaj, shprehjet në fytyrë dhe disponimi i arrogantit shumë ndryshojnë me ato të njeriut modest.
Njeriu kryelartë, i cili e kalon gjithë jetën nën stres të panevojshëm, në të vërtetë i shkakton dëm trupit të tij. Megjithatë, ai këtë nuk e kupton. I humbur duke ndjekur gjërat për tu dukur superior, vendos veten nën një presion të madh, gjurmët e të cilit mund të shihen qartë në trupin e tij.
Shqetësimi që arroganti ndien përbrenda, vetvetiu manifestohet fizikisht. Për shembull, flokët humbin shkëlqimin dhe rriten ngadalë. Lëkura e tyre trashet, bëhet e fortë dhe humb elasticitetin. Tendosja në muskujt e tyre bëhet e dukshme. Duken më të vjetër në krahasim me vitet që kanë, dhe rrudhat fillojnë të paraqiten. Goja u thahet. Sytë humbin gjallërinë dhe mprehtësinë. Nën ndikim e arrogancës, cilësitë e meshkujve paraqiten tek femrat; lëkura e tyre trashet, atyre u paraqiten qimet dhe damarët, dhe eshtrat dallohen në duart e tyre. Lëkura u bëhet e mbylltë. Asnjë aspekt fizik pozitiv nuk u ndihmon arrogantëve për të kundërshtuar humbjen e vazhdueshme të bukurisë.
Pavarësisht nga bukuria fizike, një “defekt” sado i vogël, trondit trupin e arrogantit, si pasojë e krenarisë dhe jo-mençurisë. Ironike, por besimtari i sinqertë dhe modest ka efekt pozitiv tek njerëzit edhe nëse atij i mungon bukuria fizike. 
 Nga ana tjetër, kryelarti ka të meta gjatë fjalimit, dhe nuk mund të flasë rrjedhshëm ose sinqerisht. Edhe arsyetimin e ka të çalë. Në vend që të flet qartë ose me vendosmëri, flet me mburrje, në mënyrë që t’i mbulojë të metat e veta ose të fitojë kënaqësinë e të tjerëve. Për këtë shkak, çdo fjalë që shqipton tregon qartë mungesë e mençurisë dhe në këtë mënyrë e shfaq jo-sinqeritetin e vet. Posaçërisht, kur gabimet e tij bëhen krejtësisht të qarta, ose kur i jepet këshilla që nuk i pëlqen, tiparet e lartpërmendura bëhen edhe më të theksuara.
Po ashtu edhe organet e brendshme të njeriut janë të ndjeshme nga efektet negative të arrogancës. Si në rastin e duhanit dhe alkoolit, edhe efektet negative të stresit, si pasojë e arrogancës, bëhen të dukshme pas një periudhe kohore. Bile edhe specialistët kanë lidhur shumë çrregullime me stresin. Pasojat më të dukshme të stresit janë: dhimbjet në bark, gastriti dhe çrregullime të tjera të sistemit të tretjes.
Duhet të mbajmë në mend se të gjitha efektet e lartpërmendura mund të vërehen vetëm nëse u kushtohet vëmendje. Njerëzit që i kanë këto tipare mund të mohojnë ekzistimin e këtyre simptomave ose mundohen t’i arsyetojnë. Sidoqoftë, krahasimi mes besimtarit, i cili i nënshtrohet Allahut dhe njeriut kryelartë, mund t’i bëjë të dukshme këto dallime fizike dhe shpirtërore. Duke u plakur, dallimet bëhen edhe më të dukshme. Prandaj, njeriu kryelartë më së shumti i shkakton dëm vetes. Nga ana tjetër, besimtarët bëjnë një jetë të lumtur dhe të qetë, pasi që besojnë në Allahun, dhe besojnë në paracaktim apo kader. Natyrisht, shenja të pleqërisë do të shfaqen edhe tek ata, por jo në atë nivel të asaj të shkaktuar nga stresi dhe temperamenti i vrazhdë i arrogantit. Në këtë mënyrë, besimtarët bëjnë një jetë të lumtur, në këtë botë dhe në botën e pastajme...

ARROGANCA E FSHEHUR

ARROGANCA E FSHEHUR

Formë tjetër e arrogancës ose të konsideruarit e vetes superior, është ajo që ne e quajmë arrogancë e fshehur. Në përgjithësi, sjelljet e njerëzve me arrogancë të fshehur dallojnë shumë nga ato të njerëzve kryelartë. Dallimi më domethënës mes këtyre të dyjave është se njeriu kryelartë mund të dallohet lehtë nga pamja e tij e jashtme, kurse është vështirë të dallohet personi me arrogancë të fshehur.
Zakonisht, njerëzit kryelartë zbulojnë arrogancën e tyre duke u lavdëruar hapur. Ndërsa, është edhe grupi i tjetër i arrogantëve që e mbajnë të fshehtë arrogancën e tyre. Njerëzit e tillë i kushtojnë vëmendje të veçantë maskimit të kësaj cilësie të qortueshme. prandaj, pasojnë pyetjet: Pse ata dëshirojnë ta fshehin arrogancën e tyre? Pse mundohen aq shumë?
Ekzistojnë arsye të shumta për këtë. Në të vërtetë, të tillët, që janë më inteligjent se arrogantët, janë shumë të vetëdijshëm se çka është e drejtë dhe çka jo. Për këtë shkak, ata shohin se sjelljet e arrogantit kanë prirje për të dhënë efekte të padëshirueshme dhe shqetësuar të tjerët. Pasi që ata i kushtojnë rëndësi të tepruar mendimit të të tjerëve, parapëlqejnë ta fshehin arrogancën e tyre dhe kështu fitojnë kënaqësinë e tyre. Ata e dinë se të qenit modest është virtyt dhe prandaj pretendojnë të bëhen të tillë.
Këta besojnë se janë njerëzit “më inteligjentë” dhe “më të drejtët”. Ata bile hyjnizojnë veten. Bërja e gabimeve ose të qenit i paaftë lëndojnë krenarinë e tyre. Për këtë shkak, përpiqen të krijojnë një imazh të përsosur para syve të njerëzve. Ky është shkaku pse nuk dëshirojnë të njihen si kryelartë dhe turpërohen nëse kuptojnë se njerëzit kanë mendim të tillë për ta. Ata frikohen ta humbin kënaqësinë që kanë të tjerët se sa frika ndaj Allahut dhe kërkimi i kënaqësinë së Tij.
E vetmja gjë që i kënaq është përqeshja e të tjerëve. Kjo një formë që të ushqejnë epshet e tyre. Sidoqoftë, kësaj i kushtojnë kujdes shumë të madh ashtu që të tjerët mos ta vërejnë këtë ligësi.
Mënyra e tyre e fshehjes së arrogancës është mjaft dinake; kryesisht, mundohen ta paraqesin veten si të përkryer. Është qenësore për ata që të njihen si të “virtytshëm”, duke qenë shkak pse kanë për qëllim të paraqiten si “të përkryer” dhe “të pasherr”. Fitimi i kënaqësisë së tjerëve, dhe admirimi nga ta, dhe kështu, arroganca bëhet qëllimi i tyre kryesor.
Njeriu kryelartë mburret vazhdimisht, duke u munduar që tërheq vëmendjen me tiparet e tyre. Megjithatë, njerëzit me arrogancë të fshehur, i shmangen tentimeve të tilla. Intrigat e tyre janë më të rafinuara, ose saktësisht, më të liga. Ata mundohen të krijojnë rrethana të caktuara që shpien deri tek lavdërimi i tyre nga të tjerët.
Lloji i tillë i arrogancës është i rrezikshëm; është i ngjashëm me ajsbergun  (ku rreth 90 përqind e masës së tij gjendet nën ujë). Pasi lehtë dallohen, arrogantët, në kuptimin e plotë të fjalës, lehtë mund të iu shmangesh. Por, është ndryshe me ata të cilët e fshehin arrogancën e tyre. Arroganca e tyre duket e qartë vetëm pas një kohe, duke e bërë më të vështirë qortimin apo të u shpjegohet situata në të cilën gjenden.
Në përgjithësi, kjo gjendje shpirtërore bëhet vetvetiu e njohur pasi dikush pretendon të ketë autoritet apo përgjegjësi, domethënë, në kësi raste, dobësia e tyre e fshehur bëhet e theksuar. Ata i veshin kësaj përgjegjësie veçoritë e tyre superiore, dhe është shumë e vështirë të binden ndryshe. E nëse arrijnë sukses në përmbushjen e detyrave të tyre, ata mburren pa masë. 
Ekzistojnë edhe shumë situata të tjera që shkaktojnë nxjerrjen në sipërfaqe të arrogancës së fshehur. Për shembull, me humbjen e prestigjit, personi i cili paraqitet modest nga pamja e jashtme mund të ketë sjellje të papritur; mund të bëhet introvert, i druajtshëm dhe i vrerët. Ky sjellje tregon shenja arrogance. Temperamenti i njeriut modest asnjëherë nuk ndryshon, pa marrë parasysh se çfarë i ndodhë. Njeriu i tillë e di që ekziston një e mirë në çdo gjë që ndodhë, dhe përpiqet që të fitojë kënaqësinë e Allahut pa marrë parasysh rrethanat. E në të kundërtën, bëhet e qartë se personi në fjalë i jep rëndësi të tepruar prestigjit dhe statusit, duke zbuluar arrogancën e tij. 
Në anën tjetër, njeriu modest është i pastër nga sjelljet e ngjashme. Ai është i vetëkënaqur dhe pa brenga. Por, meriton të përmendet se modestia e tepruar është gjithashtu formë e arrogancës. Pasi që, aty ku çmohet modestia, personi i cili ushqehet me arrogancë të fshehur, përpiqet për të fituar pëlqimin dhe të çmuarit nga të tjerët duke u shtirur si modest.
Siç thamë edhe më parë, arroganca e fshehur është e rrezikshme, meqenëse manifestohet në mënyra të papritura. Dhe, përballja me dikë që ka personalitetin e fshehur, mund të jetë tepër tronditëse. Për shembull, kur ballafaqohet me dështim ose kritikë, personi  i cili nuk është i njohur si arrogant, mund të humbë durimin dhe të sillet shumë pahijshëm. Për shkak se nëse tjerët marrin vesh për dështimin e tij, lëndohet rëndë krenaria e tij. Mund të jetë edhe se nuk e ka shfaqur arrogancën e tij asnjëherë pasi dëshirat dhe shpresat e tij kurrë nuk janë sfiduar. Sido që të jetë, mendimi se ka humbur tërë prestigjin në sytë e njerëzve, nuk ndien më nevojë për fshehjen e arrogancës dhe ligësisë së tij, që deri në atë moment kanë qenë të fshehura.
Arroganca e fshehur po ashtu mund të paraqitet në formë të imoralitetit. Personi mund të gënjen për të fshehur jo-përsosmërinë e tij, ose mundohet t’i bëj të ditura dobësitë e të tjerëve, në mënyrë që vet të duket më i mirë. Nëse e meta e tij vërehet, mundohet të shmang të gjitha reagimet e mundshme dhe të mbrojë natyrën e vet të ulët. Për këtë përfundim, fshihet pas metodave të liga, siç janë, fillon të qajë apo duke i bërë të tjerët të shfaqin keqardhje për të.
Arroganti shfaq pakënaqësinë përmes protestës së qetë, bëhet i ftohtë, reagon ashpër apo sillet keq. Prandaj, dikush që përballet me gjestet e tilla lehtë mund ta njoh arrogantin. Por, në rast të arrogancës së fshehur, vështirë mund të dallohet me gjeste të tilla. Njerëzit e tillë, çdoherë shfaqen të gëzuar dhe me sjellje të zakonshme. Normalisht, sjellja e tyre nuk tradhton asnjë fije dinakërinë e tyre. Madje, në disa raste, ata shtiren modest me aq sukses, saqë arrijnë t’i mashtrojnë të tjerët. Megjithatë, këta njerëz kanë një veçori të theksuar, e ajo është se kanë mendim tepër të mirë për vetveten. Disi besojnë se janë “më të mirët” si në profesionin e tyre ashtu edhe në shkollë, në rrethin e tyre. Bile, mendimi i tillë ka depërtuar thellë në nëndijen e tyre. Siç thamë më herët, kur pranojnë reagime të padëshirueshme, karakteri i tyre i vërtetë del në shesh, befas bëhet edhe luftarak. Duke besuar gabimisht se kanë qenë të nënshtruar ndonjë padrejtësie, përjetojnë gjendje jo të shëndoshë shpirtërore. Kjo prirje është shenjë e dobësisë së tyre. Në thelb, kur ndeshen me diçka të padëshirueshme, arroganca e tyre bëhet evidente dhe fillojnë të përjetojnë një lloj “çmendurie”.
Ata që fshehin arrogancën e tyre dhe deklarohen si të pastër, për një kohë të shkurtër mund të arrijnë të fshehin krenarinë nga të tjerët, por Allahu me siguri e di dhe e bënë të njohur atë që është e fshehur në zemrat e tyre. Në një ajet thuhet:
Është e vërtetë se Allahu e di atë që e fshehin dhe atë që e shfaqin haptazi dhe se Ai nuk i do arrogantët. (Nahl, 16: 23)
Karakteristika më e rëndësishme e përbashkët për të dy grupet është si për arrogantët, si ata me arrogancë të fshehur, i pret fundi i pashmangshëm: xhehenemi. Kurani na informon për fundin e atyre që janë kryelartë, si për ata që e shfaqin haptazi si ata fshehurazi, dhe ata që janë shumë kryelartë për ta adhuruar Allahun. Një nga ajetet në këtë temë është edhe ky :
Andaj, hyni në dyert e xhehenemit, aty do të jeni përjetë: sa vend i keq është ai i kryelartëve!" (Nahl, 16: 29)

SHEMBUJT E ARROGANCËS NË KURAN

SHEMBUJT E ARROGANCËS NË KURAN

Udhëheqësi i arrogantëve: shejtani

Arroganca e shejtanit, për shkak të cilit ka dalë nga mëshira dhe mirësia e Allahut, tregohet në Kuran si mësim për njerëzimin. Siç thamë edhe në parathënien e këtij libri, Allahu krijoi Ademin (as) dhe i urdhëroi engjëjt që të i përkulen atij. Ata iu nënshtruan urdhrit të Allahut, përveç Iblisit, që ishte njëri prej xhinëve. Ai pretendonte të jetë më superior sesa njeriu, dhe shkeli urdhrin e Allahut me arrogancë. Për këtë shkak, ai është privuar nga mirësia e Allahut.
Shkaku që mospërfillja e Iblisit ndaj fjalëve të Allahut tregohet në Kuran, si në vijim:
(Allahu) Tha: "Çka të pengoi ty të bësh sexhde, kur Unë të urdhërova?" Ai (Iblisi) tha: "Unë jam më i vlefshëm se ai, më krijove mua nga zjarri, e atë e krijove nga balta!" (A'raf, 7:12)
Pretendimi i të qenit qenie më e lartë, Iblisi refuzoi që t’i bëj sexhde një njeriu. Sidoqoftë, ky pretendim nuk ka bazë. Ai tentonte për të argumentuar duke thënë se ai ishte i krijuar nga zjarri, e njeriu nga balta, duke thënë se zjarri është më superior se balta. Me fjalë të tjera, baza e vetme e arrogancës së tij është thjeshtë ndryshimi përbërjes fizike të dy substancave. Megjithatë, pa varësisht nga natyra- si balta ashtu edhe zjarri- dmth si njeriu ashtu edhe Iblisi janë qenie të krijuara nga Allahu. Mos nënshtrimi i Krijuesit të vetëm, në llogari të argumentit të tillë është krejtësisht i pakuptimtë dhe shenjë e madhe mosmirënjohje.
Përveç kësaj, një shqyrtim në bazën e argumentimit të Iblisit do të zbulonte qartë natyrën e gabuar të supozimit të tij. Zjarri mund të jetë më e ndritshme dhe më joshës për syrin, por edhe balta është e pasur me minerale dhe substanca tjera. Ajo përmban të gjitha format e materialeve të çmuara dhe margaritarëve. Veçse me vullnetin e Allahut, dheu as nuk kalbet e as nuk shpërbëhet lehtë. Por, kjo nuk është veti e zjarrit, pasi që mund të fiket për një moment. Përveç kësaj, dheu ka bile edhe një veti superiore, e fikë zjarrin.
Sido që të jetë, pa marrë parasysh shkakun, askush nuk guxon që të vë në pyetje urdhrin e Allahut. Megjithatë, arroganca e tepruar e Iblisit e ka penguar që të kuptojë fuqinë e Allahut, Krijuesin e të gjitha krijesave. Prandaj, ai nuk arriti të kuptoj Allahun siç duhet. Si pasojë, një dallim i parëndësishëm fizik ishte i mjaftueshëm që ta devijoj nga rruga. Ky mashtrim që ka rrjedhur nga arroganca ka shpie të rebelohet kundër Krijuesit të vetes, edhe pse ishte në praninë e Allahut, dhe ishte dikush që kishte dijeni të plotë për bukuritë e xhenetit dhe dënimit të xhehenemit:
Përkujto kur Ne u thamë engjëjve: "Bëni sexhde Ademit!" (në shenjë përshëndetjeje) e ata i bënë, me përjashtim të Iblisit. Ai tha: "A t'i bëj sexhde atij që e krijove nga balta?" (Isra, 17:61)
Deklarata e fundit e Iblisit në ajet jep të kuptuar se sa e madhe është arroganca e tij. Lartësimi i njeriut nga Allahu dhe ulja e pozitës së Iblisit e bile edhe kërkesa e Allahut që ai (Iblisi) të i përulet njeriut- zbulon krenarinë e tij të tepruar, që deri atëherë ishte e fshehur. Mungesa e vetëdijes për mendjen e tillë e ka shpie në humbje duke mos vlerësuar drejt Allahun. Si rrjedhojë e kësaj psikologjie, ai është sjellë me jo-ndershmëri dhe fodullëk ndaj Allahut (Allahu sigurisht që është larg kësaj). Përgjigje për këtë sjellje, Allahu e thotë me sa vijon:
(Zoti) Tha: "O Iblis, çka të pengoi ty t'i përulësh atij që Unë vetë e krijova? A bëre kryeneçësi, apo ke qenë prej atyre që shesin fodullëk?" (Sad, 38:75)
Sjellja e tillë e shejtanit dhe përpjekja e tij për t’u lartësuar dështoi. Allahu e përuli atë si mësim për ata që e pasojnë rrugën e tij të pandershme- duke e larguar nga xheneti:
(Allahu) Tha: "Dil nga ai (Xheneti), i urryer, i dëbuar. Kush prej tyre vjen pas teje, Unë kam për ta mbushur Xhehenemin me të gjithë ju. (A'raf, 7:18)
Siç e bëjnë të qartë këto ajete, gabimi më i madh i shejtanit ishte që të arrihet konkludimi i gabuar dhe vënia e tyre në praktikë. Ky arsyetim i gabuar është njëri ndër vetitë themelore të të gjithë atyre që shkojnë pas gjurmëve të shejtanit dhe bëhen arrogantë të djallosur”. Ndikimet e dëmshme të krenarisë së një personi janë paraqitur në mosbindjen e hapur të shejtanit, dhe atyre që e pasojnë atë, ndaj Krijuesit, Allahut të Plotfuqishëm. Duke vazhduar me pikëpamje të ngushta në gjëra, duke vlerësuar çdo gjë nga perspektiva e vet, bën që dikush të privohet nga mendjehollësia. Pikëpamja e tillë bën që personi të ketë prirje për të marrë dhe interpretuar gjërat gabimisht.

Ngacmimi i shejtanit

Për shkak të arsyetimit të tij të paarsyeshëm, shejtani sheh njeriun si shakatarin kryesor për turpërimin e tij. Prandaj, ai ka pyetur Allahun që për një kohë të caktuar të ketë mundësi që ta largoj nga rruga e drejtë njeriun dhe në këtë mënyrë të i hakmerret. Qëllimi i tij është që të largoj njeriun nga rruga e drejtë, dhe kështu, ta bëj të pabindur ndaj Allahut. Krenaria e tij lëndohet nëse e sheh se njeriu është lartësuar më shumë se ai, ndërsa vetë i poshtëruar. Tregimi për shejtanin paraqitet në Kuran në këtë mënyrë:
(Allahu) Tha: "Çka të pengoi ty të bësh sexhde, kur Unë të urdhërova?" Ai (Iblisi) tha: "Unë jam më i vlefshëm se ai, më krijove mua nga zjarri, e atë e krijove nga balta!" (Allahu) Tha: "Zbrit nga ai (Xhenneti), nuk të takon të bësh kryelartësi në të, dil jashtë, s'ka dyshim ti je i poshtëruar". (Iblisi) Tha: "Më afatizo gjer ditën kur ringjallen (njerëzit)!". (Allahu) Tha: "Ti je i Afatizuar!" (Iblisi) Tha: "Për shkak se më humbe mua, unë do t'u ulem atyre (do t'u zë pusi) në rrugën Tënde të drejtë. Mandej, do t'ju sillem atyre para, prapa, nga e djathta dhe nga e majta e tyre, e shumicën e tyre nuk do ta gjesh që të falënderohen (të besojnë)!" (A'raf, 7:12-17)
Si pasojë e këtij zotimi, Iblisi nisi luftën kundër njeriut. Brenda kohës që i është dhuruar, ai mundohet t’i vë në dispozicion të gjitha mjetet që ta parandalojë njeriun që mos të pasojë rrugën e Allahut, dhe duke i bërë që ta pasojnë atë. Në të vërtetë, Kurani na informon se shumë e pasojnë shejtanin dhe në këtë mënyrë janë rënë në fund të fundit. Që nga atëherë, Iblisi u ka humbur udhën shumë njerëz dhe i ka vënë në anën e tj. Përveç njerëzve, ai gjithashtu ka bërë pasues edhe në mesin e xhinëve.
Këta xhinë dhe njerëz të cilët e pasojnë Iblisin kanë veti të njëjta si "shejtani". (fjala shejtan rrjedh nga fjala arabe "shatana" që do të thotë "i larguar", është atribut i çdo keqbërësi i cili është arrogant ndaj Allahut, dhe në këtë mënyrë i larguar nga mëshira e Tij). Këta xhinë dhe njerëz pasojnë gjurmët e Iblsist, dhe qëllimi i tyre është që t'i largojnë njerëzit nga rruga e drejtë, ashtu siç edhe vetë janë larguar nga rruga për shkak të arrogancës së tyre. Kjo edhe tregohet në Kuran:
Dhe kështu (sikurse edhe ty) çdo pejgamberi i bëmë armiq disa nga njerëzit dhe nga xhinët e djallëzuar, që me fjalë të shkëlqyeshme në mënyrë të fshehtë nxit njëri-tjetrin në mashtrime. E sikur të donte Zoti yt, ata nuk do të bënin atë (armiqësi), po ti lëri ata me ato trillime. Dhe që të anojnë (te ato fjalë mashtruese) zemrat e atyre që nuk besojnë botën e ardhshme dhe që të kënaqen e ngarkohen me atë që janë duke u ngarkuar (ty nuk të dëmtojnë asgjë).  (En'am, 6: 112-113)
Arroganca e shejtanit është shenjë e qartë që dallohet tek ata që e kanë humbur rrugën për shkak tij dhe ekspozohen si ai. Arroganca është sikur vulë apo nënshkrim i shejtanit, dhe vulos ata që e pasojnë. Siç thamë edhe më parë, kjo sëmundje e shejtanit, i cili është dëbuar nga Allahu për shkak të arrogancës së tij, bart me vete rrezikun për vdekje për njeriun. Kjo është për shkak se shejtani, me qëllim që ta afrojë njeriun sa më afër dhe për ta bërë pasues besnik, përpiqet në radhë të parë që të i infektojë njerëzit me arrogancë. Njeriu i kapluar me këtë sëmundje nga arroganca humb ndërgjegjen dhe urtësinë. Arroganca ngurtëson zemrën. Për këtë shkak, ndryshe nga joshja e shejtanit, besimtarët porositen të jenë modestë:
...Zoti juaj është një Zot, andaj vetëm Atij dorëzohuni, e përgëzo të dëgjueshmit. (Haxhxh, 22:34)
Ndikimet e shejtanit mund të shfaqen në forma të ndryshme. Siç dihet, në vend që të angazhohet në atë që Allahu i ka dhuruar, duke iu afruar dhe shfaqur mirënjohjen Atij, shejtani shtiret mendjemadh. Duke mos marr në konsideratë mundësinë që Allahu mund ta zvogëlojë rëndësinë e tij kur të dojë, ai çon kokën kundër urdhrit të Allahut. Në të vërtetë, pasuesit  e shejtanit përpiqen që të shfaqin këtë veti në shumë mënyra.. Për shembull, edhepse dikush mund të bëjë një shërbim të Allahut, ai duhet ta konsiderojë këtë si rast i dhënë nga Zoti për të fituar kënaqësinë e Tij. Përndryshe, duke besuar se mund të arrihet sukses nga përpjeka vetanake, pa urdhrin e Allahut, bile duke u mburrur, është lajthitje. Pasi, atribuomi i vetes për sukses, dhe mburrja me këtë është karakteristikë tipike e shejtanit. Kështu edhe Karuni, i cili besonte se pasuria e tij ishte rezultat i punës së tij, mburrej ... "Më është dhënë vetëm në saje të dijes sime!"... (Kasas, 28:78) është një shembull i tipik i të dënuarit ashpër nga Allahu për ligësitë e tij. Profeti Muhamed (saas), gjithashtu, u tha besimtarëve që mos të bëhen mendjemëdhenj:
Allahu më ka shpallur se duhet të jeni të përulur, askush të mos i mburret jetrit, ose të shtyp tjetrin. (Muslimi)
Njeriu duhet të mbaj në mend se shejtani i afrohet me dinakëri, pa paralajmërim. Atij nuk i ngutet. Duke përsëritur dhe me këmbëngulje, gradualisht mashtron njerëzit, metodë që është dëshmuar e suksesshme për afat të gjatë. Nëse nuk i kushton kujdes kësaj metode dinake të shejtanit, efekti rritet me  kohë. Për shembull, nëse dikush përjeton ndonjë sukses të vogël, shejtani menjëherë shikon të përfitoj rastin për ta provokuar. Pëshpëritjet e shejtanit në kokën e tij në fillim nuk duket të jenë arrogancë e mirëfilltë. Personi i tillë, për shembull, nuk thotë haptasi: " Unë jam ai që e kam kryer këtë punë." Por shejtani aplikon një strategji mashtruese, duke depërtuar gradualisht thellë në zemër. Nëse njeriu nuk mund ta kuptojë se suksesi i tij nuk i takon askuj tjetër, por vetëm Allahut,  me kohë, do të filloj të mbështetet vetëm në aftësitë e tij dhe të mendoj se është i pavarur nga Allahu. Nëse kjo ndjenje shndërrohet në gjendje e përhershme shpirtërore, mendjemadhësia bëhet pjesë e karakterit të tij. I tilli aplikon një ligj të brendshëm dhe bën atë që e konsideron të drejtë, e sheh veten më të mirë dhe më të mençur se kushdo tjetër. Zëri i brendshëm bëhet çdo herë më i zëshëm duke e bërë të duket më superior. Personi i infektuar në këtë mënyrë vuan shpirtërisht. Me kohë, zemra e tij ftohtet dhe bëhet çdo herë e më shumë i pandjeshm ndaj argumenteve të Allahut. Në të vërtetë, Kurani tregon se vetëm ata që nuk janë humbur besojnë drejtë në argumentet e Allahut:
Argumentet tona, i besojnë, në të vërtetë, ata që kur këshillohen me to, bien në fytyra (bëjnë sexhde), që madhërojnë Zotin e tyre në shenjë falënderimi dhe ata nuk bëjnë kryelartësi.  (Sexhde, 32:15)

Fundi i atyre që pasojnë shejtanin

Shejtani ushtron ndikim të veçantë tek arrogantët. Atyre që u mungon besimi dhe urtësia për të kuptuar fuqinë e Allahut -ata që përbëjnë "shumicën e popullit," siç referohet në Kuran-pasojnë rrugën e shejtanit, bashkohen me hordhitë e pasuesve të tij. Një ajet thotë:
Ata i ka nënshtruar djalli dhe ua ka qitur në harresë porositë e Allahut. Ata janë shoqëri e djallit, e dinë se ithtarët e djallit janë më të dëshpëruarit. (Muxhadele, 58:19)
Në botën tjetër, ata që janë në anën e shejtanit, pa dyshim, do të jenë më të poshtëruarit. Ata do të dërgohen në Xhehennem, madje, shejtani edhe do t’i braktisë. Në atë moment, do të kuptojnë se shejtani, ka dhënë premtime boshe, dhe se fjalët e tij ishin vetëm mashtruese. Por, atëherë do të jetë shumë vonë, pasi që zjarri është duke i pritur, dhe është duke u realizuar premtimi i shejtanit:
E pasi të kryhet çështja (të hyjnë ata të xhenetit dhe të xhehenemit në të, xhehenemlinjve) djalli (u mban ligjëratën e shëmtuar), dhe u thotë: "Vërtet, Allahu iu pat premtuar premtim të vërtetë, e unë ju pata premtuar dhe, qe, nuk zbatova premtimin ndaj jush. Po unë nuk pata kurrfarë pushteti ndaj jush (që t'iu detyroj), përpos që ju thirra (në rrugë të gabuar), e ju m'u përgjigjët; atëherë, pra mos më qortoni mua, por qortoni veten. Unë nuk mund t'iu shpëtoj juve, e as ju nuk mund të më shpëtoni mua. Unë mohoj shoqërimin tuaj që më bëtë mua më parë (më adhuruat në vend të Zotit)". S'ka dyshim, jobesimtarët kanë dënim të dhembshëm. (Ibrahim, 14:22)